Lajme

Zonja Meri parashikon se kush do të bëhet kryeministër i Kosovës

Ani pse data e zgjedhjeve i bie të jetë në ditën e të dashuruarve, shumë prej kandidatëve që po pretendojnë të bëhen kryeministër nuk do të kenë fat.
Kjo të paktën sipas parashikimeve të astrologes Meri Shehu, që jo pak herë ia ka qëlluar kur ka folur për politikën.

Edhe pse sondazhet po e radhitin të parin, për liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, ajo ka tjetër parashikim.

Shehu, po ashtu ka parashikuar edhe fatin e ushtruese së detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani.

“Nuk shoh gjë në horizonte për të, le ta shijojë këtë periudhë të mirë të bukur, por nuk e shikoj shumë gjatë”, ka thënë për #Gjesi.

Po ashtu astrologja, thotë se në mes Abdullah Hotit dhe Enver Hoxhajt sheh një bashkëpunim që mund të ketë sipas saj vijueshmëri.

Gjatë zgjedhjeve të kaluara, Nisma e Fatmir Limajt mezi e kaloi pragun zgjedhor. Por Shehu thotë se shenja e horoskopit e Limajt ka rezervuar një fat tjetër për të.

Zonja Meri e cila ka studiuar për astrologji në shtetin grek , do t’iu befasojë kur flet edhe për liderin e kreut të AAK’ së, Ramush Haradinaj.

Se çfarë ka thënë, mund ta kuptoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm.

Vlen të cekët se intervista është realizuar të enjtën që lam pas. Një ditë para se Albin Kurtit t’i ndalohet kandidimi nga Gjykata Supreme.

 

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=2980098678903012

Postime të ngjajshme
EkonomiLajme

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës do të mbajnë sot protestë para ndërtesës së Qeverisë

Lajme

IKSHPK, bën të ditur numrin total të rasteve pozitive në vend

Lajme

QIKA, organizon aksion simbolik në Sheshin “Skënderbeu”

Lajme

Avdullah Hoti nënshkruan marrëveshje me përfitueset e bizneseve të vogla