
Ibrahimovic ka shënuar dy gola tjerë në MLS, por Los Angeles Galaxy është ndalur me një barazim nga Seattle Sounders FC.
Los Angeles Galaxy nuk ka arritur t’i marrë pikët e plota në shtëpi kundër Seattle Sounders FC, sfidë që përfundoi 2-2.
Por, pavarësisht se Galaxy nuk fitoi, Zlatan Ibrahimovic ishte ai që shkëlqeu me dy gola.
Ibrahimovic shënoi për 1-1 në minutën e 45’ dhe për 2-1 në minutën e 65’, para se Jorgen Skjelvik të shënojë për të barazuar në 2-2 në minutën e 82’.
20 gola në 21 ndeshje dhe 3 asiste këtë sezon, Ibrahimovic po shkëlqen te Galaxy.
Në total, ai deri më tani ka shënuar 42 gola në 48 ndeshje, statistika të frikshme për një lojtar 37-vjeçar