Sport

Zlatan Ibrahimoviç e drejton Milanin drejt fitores, ‘Rossonerët’ vazhdojnë kryesimin në Serie A

Milani e ka fituar kryendeshjen e javës së tetë në kampionatin elitar italian, Serie A.

Skuadra që drejtohet nga Stefano Pioli ishte mysafire e Napolit në “San Paolo”, shkruan “Zeri.info”.

Ndeshja e zhvilluar sonte i takoi “Rossonerëve” me rezultat 1:3.

Zlatan Ibrahimoviç ishte ylli i mbrëmjes me dy gola të shënuar në minutat ’20 dhe ’54.

Një gol tjetër sonte për Milanin e shënoi edhe sulmuesi i talentuar, Hauge në minutën e 95-të.

Ndërkaq, golin e nderit për Napolin e shënoi Dries Mertens në minutën e 63-të.

Me këtë fitore, Milani “blindon” pozitën e parë në tabelë me 20 pikë të tubuara.

Kurse, Napoli mbetet në vendin e gjashtë me vetëm 14 pikë. /Zeri.info

Postime të ngjajshme
Sport

Ish-futbollisti i Dritës triumfon në Kupën e Lituanisë, thotë se është koha për një aventurë të re

Sport

Trajneri shqiptar harron Koronavirusin, rikthehet në stërvitje me skuadrën e tij

Sport

Rrëfimi special i shqiptarit: Si u futa në suitën e Maradonës, vinte në Tiranë për 100 mijë euro

Sport

Batatina mbështet delegimin e gjyqtarëve të rinj në Superligë