Lajme

Zjarri në Greqi lënë pyjet shkrumb e hi

-ADVERTISEMENT-
Euronews photo
-Advertisement-

Gadishulli i Eube-së në Greqi vijon është përfshirë nga flakët, deri tani janë shkrumbuar 25 hektarë pyje dhe rrezikojnë të shtrihen në zona të tjera. Për arsye sigurie janë evakuuar 4 fshatra.

Forcat zjarrfikëse po vazhdojnë për të tretën ditë rresht luftën me flakët. Sipas një njoftimit të autoriteteve, në zonë po veprojnë rreth 400 trupa zjarrfikëse me 98 automjete, 5 helikopterë dhe 5 avionë, tre prej të cilëve erdhën në Greqi pas kërkesës që Athina zyrtare i drejtoi mekanizmit evropian të mbrojtjes civile.

Gjithë përpjekjet e zjarrfikësve janë përqendruar në kufizimin e shtrirjes së zjarrit, që po kërcënon që nga paraditja e së enjtes një rezervat të faunës së rrallë. Për fat të mirë nuk janë regjistruar viktima në njerëz, ndërsa janë evakuuar katër fshatra që rrezikoheshin më shumë nga zjarri. Por të gjithë pajtohen se ka ndodhur një katastrofë ekologjike, përderisa janë bërë shkrumb 25 hektarë të një pylli natyral me pisha, në një zonë që konsiderohej si “Zvicra e Greqisë”.

EU ka derguar ndihmë Greqi-së ndërsa zjarrfikësit luftojnë kundër zjarrit pranë Athinës. Bombarduesit e ujit të BE u bashkuan me zjarrfikësit në luftën kundër një zjarri të egër që ka shkatërruar zonat e pyllit në ishullin Grek – Evia.

Zjarre të tjerë shpërthyen në ishullin Thassos, si dhe në rajonin qendror të Viotia dhe Peloponnese. Kishte gjithashtu të raportuar zjarr edhe në Peania, një periferi të Athinës.

Zjarri ka shkaktuar dëme edhe në kulturat bujqësore. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis i ndërpreu pushimet dhe vizitoi zonat e goditura nga zjarret. Ai tha se do të fillojë menjëherë inventarizimi i dëmeve dhe se të gjithë fermerët e prekur do të kompensohen.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat