Sport

Zinedine Zidane pritet të drejtojë gjigantin botëror

Ish trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane thuhet se është duke pritur kur stoli i Kombëtares së Francës të jetë i lirë.

Zidane u largua nga posti i Realit për të dytën herë në edicionin 2020/21 dhe tashmë është zëvendësuar nga Carlo Ancelotti.

Zidane ka stërvitur vetëm Real Madridin gjatë karrierës, duke përfshirë edhe ekipin e dytë në janarin e vitit 216.

Por, në vend se t’i bashkohet ndonjë skuadre, Zidane ka vendosur që destinacioni i radhës të jetë stoli i Kombëtares franceze.

48-vjeçari është duke u përgatitur që të marrë stolin qysh në sezonin tjetër.

Përzgjedhësi momental Didier Deschamps ka kontratë deri në vitin 2022, por mund të jep dorëheqje pas “Euro 2020” nëse fiton Kampionatin Francez, por nëse gjithçka nuk shkon sipas planit, atëherë Zidane do detyrohet të pres deri në janarin e vitit 2023.

Në rast që tekniku francez nis punën në vitin 2023, turneu i parë do jetë Kampionati Evropian 2024 në Gjermani, pastaj edhe Kupa e Botës 2026 që do mbahet në Amerikë, Kanada dhe Meksikë.

Postime të ngjajshme
Sport

A ia lejon ligji italian Eriksenit të luaj përsëri për Interin?

Sport

Visoka tregon pse e zgjodhi Ferizajin dhe ka një premtim për “Ujqërit”

Sport

Mourinho me deklaratë prekëse pë Eriksen

Sport

Skandaloze: Serbo-austrikau e shanë me nënë futbollistin shqiptar të Maqedonisë