Sport

Zidane u drejtohet me një letër lamtumirëse tifozëve të Real Madridit, “godet” ashpër drejtuesit e klubit

Ditë më parë është zyrtarizuar largimi i Zinedine Zidanes nga posti i trajnerit të Real Madridit.

Tekniku francez iu ka drejtuar me një letër lamtumirëse tifozëve të klubit “mbretëror”, shkruan Demokracia.com.

Në këtë letër të publikuar në gazetën prestigjioze spanjolle, “AS”, Zidane ka pasur kritika për drejtuesit e klubit, të cilët sipas tij nuk i besuan.

Letra e plotë e Zidanes:

“U largova sepse klubi nuk ma dha besimin e nevojshëm. Kurrë nuk kërceva nga varka dhe nuk u lodha së stërvituri. Do doja që marëdhënia ime me klubin dhe presidentin të ishte më ndryshe muajt e fundit.”

“Kam shpenzuar 20 vite këtu, Real Madridi është gjëja më e bukur që më ka ndodhur dhe për këtë i kam borxh Florentino Perez.”

“Në maj të 2018, u largova sepse pas dy vite e gjysmë triumfi, skuadra kishte nevojë për risi. Por sot gjërat janë ndryshe. Po largohem sepse ndjej se klubi nuk po ma jep besimin e duhur.”

“Klubi nuk më mbështeti të krijoj një projekt tani apo afatgjatë. E njoh futbollin, i di nevojat e Real Madridit, dhe e di që kur nuk fiton duhet të largohesh. Por këtu u harrua diçka, gjithçka që unë kisha arritur.”

“Kam ndërtuar marëdhënie ditore me të gjithë në klub. Kam lindur fitues dhe ishu këtu për të fituar trofe, por këtu ka njerëz, emocione, jetë dhe këto nuk u konsideruan, dhe disi u fajsova unë.”

“Unë vetëm doja respekt për atë që kishim arritur së bashku.”

“Lajmet që qarkullonin se unë do shkarkohesha nëse do humbisja ndeshjet e ardhshme më ofenduan mua dhe gjithë skuadrën, sepse ato mesazhe ishin të qëllimshme që iu dërguan mediave duke krijuar një atmosferë negative.”

“Këtë letër po e shkruaj për ju Madrilen. Për t’iu thënë lamtumirë dhe t’ua sqaroj se pse po largohem. Ishit ju arsyeja pse u ktheva në 2019 sepse po ma kërkonit çdo ditë.”

“Nuk jam trajneri më i mirë në botë, por jam i aftë të jap fuqi dhe besim tek çdokush që i duhet në punë.”

“Të dashur Madrilen, gjithmonë do jem një prej jush. Hala Madrid.”

Postime të ngjajshme
Sport

Mikrobiologu Lul Raka: Kur klubet tona të fillojnë garat në Evropë, le të lejohen shikuesit në një përqindje

Sport

Mici flet nga Tirana

Sport

Shkëndija nënshkruan kontratë profesionale me mesfushorin 17-vjeçar

Sport

Zyrtare: Trepça ’89 ndahet me futbollistin e njohur