Sport

Zidane tregon se ku do të fokusohet Real Madridi, në La Liga apo në Champions League

Real Madridi po lufton në dy fronte, atë të Ligës spanjolle dhe Ligën e Kampionëve.

Në Ligën e Kampionëve i pret gjysmëfnale e vështirë me Chelsean, ndërsa në La Liga, me barazimin e fundit i kanë vështirësuar punët vetes, shkruan Gazeta Olle.

Megjitatë, Zidane shprehet optimist për të dy garat.

“Ne nuk do të zgjedhim. Ne jemi gjallë në të dy garat. Ne kemi pasur shumë vështirësi këtë vit, por gjithmonë kemi qenë në gjendje ta kalojmë atë. Ka mbetur një muaj dhe do të garojmë deri në fund. Nuk ka asnjë mendim tjetër në kokën ime. Ajo që ne duam të bëjmë është të japim gjithçka në fushë, pa menduar se fitorja nuk do të jetë e mundur “

Real Madrid takohet me Chelsean nesër me fillim nga ora 21:00.

Postime të ngjajshme
Sport

Jo vetëm Mourinho, një tjetër emër i madh i futbollit mund të zbarkojë në Romë

Sport

Prishtina dhe Llapi kanë siguruar tashmë daljen në Evropë, ja sa para do t’i fitojnë

Sport

Skuadra e madhe gjermane kërkon Granit Xhakën

Sport

Liverpool kërkon yllin e Real Madridit, ky është çmimi i vendosur për të