
Real Madridi duket se e ka kapur formën e dikurshme, derisa mbrëmë ka fituar me rezultat 2:0 ndaj Granadas në kampionat falë golave të Casemiro dhe të zakonshmit Benzema.
Zinedine Zidane, pas ndeshjes është parë i lumtur derisa e ka pranuar edhe një detaj interesant në lidhje me Eden Hazard.
Siç dihet, sulmuesi belg po vuan prej muajsh për shkak të dëmtimeve të ndryshëm që nuk e kanë lejuar të luajë me vazhdimësi ose, siç ka ndodhur në ndeshjen ndaj Granadas, për të mos e aktivizuar për shkak të frikës.
“Ishte një ndeshje e vështirë. Për këtë arsye kam menduar se nuk ishte rasti ta aktivizoja. Duhet të bëjmë kujdes. Tani do të pushojmë dhe ai do të kthehet në skuadër dhe të luajë gradualisht”, ka thënë Zidane.