Sport

Zidane në probleme para ndeshjes ndaj Villarealit, mungojnë shumë lojtarë të formacionit bazë

Pas ndeshjeve të kombëtareve, këtë fundjavë rikthehen edhe ligat e futbollit në Evropë, shkruan “Zeri.info”.

Real Madridi do të jetë si mysafir ndaj Villarealit në elitën e futbollit spanjoll ditën e shtunë.

“Los Blancos” nuk po kalojnë formë të mirë dhe kjo mund të thellohet edhe më shumë pasi që trajneri, Zidane nuk do mund të llogarisë në disa nga lojtarët kyç.

Sergio Ramos do të mungojë pasi ka pësuar një lëndim me Kombëtaren e Spanjës.

Listës së mungesave i shtohen edhe sulmuesi Karim Benzema, serbi Jovic që rezultoi pozitiv me koronavirus.

As Casemiro dhe Valverde nuk do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e nesërme.

Këta janë lojtarët e ftuar nga trajneri Zinedine Zidane për takimin kundër Villarealit:

Portierë: Courtois, Lunin dhe Altube.

Mbrojtësit: Carvajal, Varane, Nacho, Marcelo, Mendy dhe Chust.

Mesfushorët: Kroos, Modric, Odegaard, Isco dhe Aranda.

Sulmuesit: Hazard, Asensio, Lucas Vázquez., Vinícius, Mariano dhe Rodrygo.

Postime të ngjajshme
Sport

Lushtaku reagon pas rezultateve të fundit të Drenicës

Sport

Stadiumi kosovar e merr emrin e dëshmorit të luftës së fundit në Kosovë

Sport

Holanda – Kosova, formacionet zyrtare

Sport

Genc Nuza e ndanë drejtësinë në këtë super ndeshje