Sport

Zidane ndryshon mendje, gati të drejtojë këtë skuadër

Trajneri Zinedine Zidane është më i hapur për të zëvendësuar Ole Gunnar Solskjaer në krye të Manchester Unitedit.

“Djajtë e Kuq” kanë nisur me vështirë këtë edicion, duke arkëtuar vetëm katër pikë nga 18 mundshme në gjashtë ndeshjet e fundit në Premierligë, transmeton lajmi.net.

Kjo ka ndikuar që bordi i Man United të konsideroi shkarkimin edhe pse për momentin kanë besim te tekniku norvegjez.

Solskjaer e presin disa ndeshje të vështira, përfshirë Villarreal, Chelsea dhe Arsenal para muajit dhjetor.

Daily Record raporton se United që një kohë ka provuar ta bind Zidanen për të pranuar stolin.

Tekniku francez njëherë refuzoi, por tani është më i interesuar, aty ku do këtë lojtarë si Cristiano Ronaldo dhe Raphael Varane si dhe mesfushorin që e kërkoi te Real Madrid, Paul Pogba.

Man United shpreson të përforcojë skuadrën në verën e ardhshme, por tani e do Zidanen në krye.

Thuhet se arsyeja pse Zidane e refuzoi stolin ishte dëshira për të drejtuar Kombëtaren e Francës.

Related posts
Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Sport

Barcelona nuk ia del në “Allianz Arena”, mposhtet nga Barcelona

Sport

Futbollisti i Dritës pritet të operohet, luajti 60 minuta me dorë të thyer ndaj Prishtinës

Sport

Barcelona pëson edhe golin e tretë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *