Sport

Zidane e fton James Rodriguezin për ndeshjen e parë në La Liga

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Tashmë është e konfirmuar, James Rodriguez është ftuar për ndeshjen e parë në La Liga që Real Madridi do ta zhvillojë kundër Celta Vigos. Do të udhëtojë me ekipin e edhe Bale.

Zinedine Zidane ka publikuar listën prej 22 futbollistëve të ftuar për ndeshjen e së shtunës kundër Celta Vigos, e para në La Liga për sezonin 2019/20.

Pjesë e kësaj liste është edhe James Rodriguez, i cili është rikthyer në Madrid pas dy viteve huazimi te Bayern Munich.

Është raportuar gjatë gjithë verës se James s’ka vend në Real, por gjërat kanë ndryshuar së fundmi, teksa Zidane është i lumtur me punën e kolumbianit dhe do të llogarisë në të.

Për këtë ndeshje, jashtë kanë mbetur Eden Hazard, Ferland Mendy dhe Marco Asensio – që të tre të lënduar, kurse Mariano i ka ditët e numëruara në Madrid, ai nuk është thirrur nga Zizu dhe do të largohet deri në fund të afatit kalimtar të verës.

Nga 22 futbollistë të ftuar, vetëm 18 do të kenë të drejtën për ndeshje, 11 në fushë dhe 7 në stol – kurse katër të tjerë do të qëndrojnë në tribuna.

Përveç portierit Altube, Zizu pak para ndeshjes do t’i largojë edhe tre futbollistë, aty do të shihet më së miri nëse francezi ka besim në Gareth Bale dhe James Rodriguez, shkruan Gazeta Express.

Lojtarët e ftuar:

Portierë: Keylor Navas, Courtois y Altube.
Mbrojtës: Carvajal, Militão, Sergio Ramos, Varane, Nacho, Marcelo dhe Odriozola.
Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, James dhe Isco.
Sulmues: Benzema, Bale, Lucas Vázquez, Jović, Brahim dhe Vinicius Jr.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv