.
LajmeShow Bizz

Zi në kinematografi! Aktori ndahet nga jeta në rrethana të paqarta

Fred Ward, i cili luajti në filmin e famshëm “Tremors” së bashku me Kevin Bacon, ka humbur jetën në moshën 79-vjeçare.

Emri i tij i plotë ishte Frederick Joseph Ward, ku famën e mori në vitin 1973 nëpërmjet një roli në një televizion italian

Një i afërm i Ward thotë për TMZ se ai vdiq më 8 maj, ndërsa shkaku i vdekjes është aktualisht i paqartë.

“Tremors” ishte sigurisht roli më i njohur i Ward, por ai fitoi një Golden Globe si pjesë e kastit të “The Right Stuff”. Gjatë gjithë karrierës së tij, Ward pati gjithashtu role në “True Detective”, “Grey’s Anatomy”, “ER”, “Miami Blues”, “The Player” dhe “Short Cuts”.

Ndërsa “Tremors” e pati premierën e saj në vitin 1990.

Ward vazhdoi karrierën e tij në Hollywood deri në vitin 2018.

Kjo pasi më vonë ai vendosi që t’i dedikohej pikturës.

Fred Ward ka spikatur gjithnjë për rolet e tij të veçanta dhe ka marrë gjithnjë vëmendje.

Ai la pas gruan e tij prej 27 vitesh, Marie-France Ward dhe djalin e tij, i cili quhet Django.

Ward lindi në San Diego por ka jetuar edhe disa kohë në Romë, Itali.

Ai do mbahet mend gjithnjë për rolet e tij mjaft të mira në kinematografi.

Related posts
Lajme

Vehbi Kajtazi: Gucati e Haradinaj e kanë merituar dënimin

Lajme

Ky është 18-vjeçari që vodhi ‘Mercedes G Class’ në Istog, pronari e ndoqi derisa e kapi

Lajme

Pse Millo Gjukanoviq nuk e vizitoi kurrë Kosovën? Ja përgjigjia e tij

Lajme

Leonora Jakupi pas dënimit të Gucatit e Haradinajt: Ju që e votuat Gjykatën Speciale ju thaftë dora