Sport

Zhvillime të papritura te Drenica

Klubi Futbollistik “Drenica” nuk po kalon kohë shumë të mirë pas përfundimit të edicionit 2020/21.

Pas largimit të disa futbollistëve, tani është kryetari i klubit, Ilir Veliqi, që njofton se nuk do të jetë më në krye të kuqezinjve, shkruan Gazeta Olle.

Veliqi ka njoftuar për tërheqjen e tij përmes faqes zyrtare të Drenicës, duke theksuar se arsyeja e largimit është personale.

Njoftimi i plotë:

Komunikatë për Media !
Të nderuar miq, kolegë, bashkëpunëtorë dhe media.
Nga sot, me datë: 01.07.2021, nuk do të jem Kryetar i klubit te futbollit “Drenica”, për arsye personale.
Falënderoj përzemërsisht për bashkëpunim e sinqertë dhe korrekt te kryetarit te Komunës z. Bekim Jashari, nënkryetarin, z.Nuredin Lushtaku, DKRS- në, të cilëve ju jam mirënjohës për angazhimin dhe kontributin e dhëne, në mbështetjen dhe përmbushjen e obligimeve dhe detyrave për një menaxhim te suksesshëm.

Falënderoj të gjithë ata që gjatë kësaj kohe punuan bashkërisht me mua dhe ishin korrekt në punën tonë të përbashkët në menaxhimin e klubit: kryesinë e klubit, shtabin teknik, lojtaret, punëtoret teknik, donatorët, tifozerinë “Shqiponjat e Zeza” dhe gjithë qytetarët e komunës tonë, të cilët ishin përkrahësit me të mëdhenj edhe në kohen më të vështirë kur gjendej klubi.
Si rezultat i këtij bashkëpunimi dhe përkrahje të përbashkët, arritëm t’i tejkalojmë të gjitha sfidat.
Udhëheqjes së re dhe K.F ” Drenica”, i dëshirojmë shumë suksese në kampionatin në vazhdim.
Me respekt!
Ilir Veliqi

Postime të ngjajshme
Sport

Drita shpërthen ‘bombën’, zyrtarizon transferimin e radhes

Sport

Munishi e uron emërimin e Begollit si trajneri i Vëllaznimit

Sport

Ja në sa ora do të parakalojnë në sheshin “Nënta Tereza” xhudistet kosovare

Sport

Ballkani sot luan miqësoren e radhës, ja me kë takohet