Sport

Zhegrova reagon pasi i siguroi fitoren Baselit me supergol në “frymën e fundit”

Edon Zhegrova padyshim ishte heroi i Baselit në takimin që këta të fundit e zhvilluan në udhëtim kundër Sionit.

Baseli triumfoi 0-1 ndaj Sionit me golin e vetëm të shënuar në minutën e fundit shtesë.

Autor i golit që doli të jetë i pikëve të plota ishte anësori i Kosovës, Edon Zhegrova.

I njëjti ka reaguar në Instagram për golin, ndërsa është shprehur i lumtur që goli i tij doli të jetë vendimtar për fatin e ndeshjes.

“+3. Çfarë ditë e mrekullueshme, gjithmonë i lumtur të ndihmoi skuadrën me golin vendimtar”, shkroi ai.

Postime të ngjajshme
Sport

Humbja me Partizanin kushton shtrenjtë, Martini njofton vendimin e rëndësishëm

Sport

Daku gjen rrjetën për herë të tretë në Kroaci, shënon në fitoren e Osijekut

Sport

Real Madridi është destinacioni i preferuar i Haalandit

Sport

Shiu në Elbasan "mbyt" Teutën, Partizani fiton me përmbysje spektakolare