Sport

Zhegrova e zemëron edhe Muriqin duke mos ia pasuar topin, ylli i Lazios nuk mundi të duroj pa e shprehur mllefin

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës nuk kanë mundur ta fshehin pakënaqësinë dhe tërbimin me bashkëlojtarin e tyre shumë të kritikuar, Edon Zhegrovën, në ndeshjet e fundit dëshpëruese të verdhekaltërve dhe më i fundit që është ndier i tërbuar është sulmuesi Vedat Muriqi.

Kosova hoqi të zitë e ullirit për ta mposhtur Moldavinë 1:0 në ndeshjen e fundit në në grup në Ligën e Kombeve, duke e siguruar qëndrimin në Ligën C – nivelin e tretë të futbollit në këtë garë – me pikë të zorit, raporton Gazeta Express.

Paraqitja dëshpëruese dhe tejet e dobët ndaj Moldavisë në Fadil Vokrri të mërkurën ishte pasqyrim i një viti tmerrësisht të dobët të kombëtares dardane, pavarësisht fitores e cila ia ndërpreu ecurinë prej 10 ndeshjeve pa fitore.

Ylli i Baselit, i cili shpesh është krahasuar me të madhin Lionel Messin, Zhegrova i ka zemëruar bashkëlojtarët e vet në secilën prej tri ndeshjeve të fundit të Kosovës këtë vit.

Pasi i la të mllefosur Florent Hadergjonajn dhe Bernard Berishën në humbjet kundër Shqipërisë në miqësore dhe kundër Sllovenisë në Ligën e Kombeve, ai të njëjtin mllef ia shkaktoi edhe sulmuesit kryesor të ekipit, Vedat Muriqit.

Muriqi po ia kërkonte topin Zhegrovës në një hapësirë ku ishte plotësisht i vetëm, por 21-vjeçari refuzoi t’ia pasonte pavarësisht se ishte në vështirësi të mëdha nga kundërshtari.

Ylli i Lazios nuk mundi të duroj pa e shprehur mllefin duke reaguar me duar.

Postime të ngjajshme
Sport

Zeqiri: Mezani gaboi në zëvendësime, duhej të futej në lojë ky futbollist

Sport

Ish futbollisti i Gjilanit: Mezani është fajtor, ai duhet të jep dorëheqje!

Sport

Presidenti i Dritës mburret me fitoren, drejtori sportiv e ka me kritikët!

Sport

Devolli rrëfehet për aventurën te Drenica