Sport

Zhegrova befason të gjithë, paska dy djem e nuk e paskemi ditur

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Përfaqësuesja e Kosovës ka filluar sot stërvitjet për ndeshjen tepër të rëndësishme ndaj Republikës Çeke që e zhvillon më datën 7 shtator.

Bernard Challandes do të duhet të mos llogarisë në shërbimet e futbollistëve kryesor si; Milot Rashica, Herolind Shala, Hekuran Kryeziu e Benjamin Kololli, shkruan Reporteri.net

Ai për këtë ndeshje ka ftuar të shumë kritikuarin Edon Zhegrovan, anipse ka zhvilluar shumë pak minuta me ekipin e tij Baselin.

E pikërisht Zhegrova ka bërë objekt të talljes dy futbollistët e Përfaqësueses, portierin Aro Muric dhe anëtarin e ri Florent Muslija.

Ai ka ngarkuar një fotografi në Instagram ku i ka lënë mbishkrimin: Me djalin tim të madh Aro Muric dhe me djalin tim të vogël Florent Muslija.

Natyrisht që kjo është bërë në formë të shakasë dhe tregon atmosferën e mirë që po mbretëron brenda ekipit të Kosovës.

Pas Çekisë, Kosovën e pret një test tejet i vështirë ndaj Anglisë më 10 shtator, ndeshje kjo që zhvillohet në stadiumin St. Marys të Southamptonit.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv