Lajme

Zhduket një kosovare në Zvicër, nga e hëna nuk dihet për fatin e saj

51-vjeçarja shqiptare është larguar nga vendbanimi i saj midis orës 6.10 dhe 9.45 të mëngjesit. Vendndodhja e saj nuk dihet që nga ajo kohë.

Në Emmen, Kantoni i Lucernit familjarët njoftojnë se Alije Veselit është zhdukur, që nga e hëna në mëngjes, shkruan luzernerzeitung.ch.

51-vjeçarja është larguar nga vendbanimi i saj midis orës 6.10 dhe 9.45 të mëngjesit. Vendndodhja e saj nuk dihet që nga ajo kohë, transmeton albinfo.ch.

Alije Veseli është e gjatë rreth 170 centimetra dhe me shtat të mesëm. Ajo ka flokë ngjyrë kafe, deri në shpatulla dhe sy ngjyrë kafe. Veshja e saj nuk dihet.

Të gjithë ata që mund të japin informacione rreth vendndodhjes së saj duhet të kontaktojnë policinë e Lucernit në 041 248 81 17.

Postime të ngjajshme
Lajme

Tre të lënduar pas rrokullisjes së një veture në autostradën “Arbën Xhaferi”

Lajme

Agim Veliu me akuza të rënda ndaj Abdixhikut pasi e shkarkoi

Lajme

Kjo është lista e emrave të personave që duhet të paraqiten për t’u vaksinuar nesër te salla ‘1 Tetori’

Lajme

U kthye në Kosovë pas 29 vjetësh, mërgimtari pritet në Aeroport me surle e tupanë