Sport

Zhduket një 34-vjeçar nga Peja, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Valon Loxha, një 34-vjeçar nga Peja është zhdukur që nga 3 nëntori i këtij viti.

Familja e tij po kërkon ndihmën e qytetarëve për ta lokalizuar vendndodhjen e tij.

Një familjar i tij ka thënë për Gazetën Sinjali se hera e fundit kur e kanë parë Valonin ka qenë 3 nëntori, ditën kur ai kishte shkuar në Prishtinë dhe nuk ishte kthyer më në shtëpi.

Sipas familjarit, atë ditë 34-vjeçari ka pasur të veshura tuta të zeza të brendit “Nike”, një kapele të zezë po ashtu “Nike”, një xhup me ngjyrë të kaltër të mbyllët dhe një palë atlete bardhë e zi “Nike”.

Familja ka njoftuar po ashtu se Valoni bartë syze dioptrike.

Zhdukjen e tij familja e ka raportuar edhe në polici dhe tanimë është hapur rast për të.

Familja apelon te kushdo që ka informacione lidhur me vendndodhjen e tij, të kontaktojë në këtë numër telefoni: 049 224 780.

Valon Loxha
Gazeta Sinjali ka kontaktuar me policinë e rajonit të Pejës për këtë rast, por nga zyra e mediave kanë thënë se detajet e rastit mund të dërgohen në adresë të redaksisë vetëm gjatë ditës së nesërme.

Postime të ngjajshme
Sport

Futbollisti i Barcelonës infektohet me koronavirus para ndeshjes së Ligës së Kampionëve

Sport

Kështu do të dukej këtë edicion tabela e Ligës Premier nëse VAR-i nuk do të përdorej

Sport

Mezani ndër emrat më të kërkuar të momentit, ja dy skuadrat që e duan me këmbëngulje

Sport

Nesër ndeshja e mbetur Drita – Llapi, ja kush do jetë refer