Lajme

Zhduket në mënyrë misterioze ish-drejtori i policisë së Ulqinit

Ish-drejtori i Policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviç është zhdukur në rrethana mesiterioze. Mediat malazeze raportojnë se zyrtari i lartë i policisë ka humbur çdo kontakt me familjen nga data 27 maj.

Bëhet e ditur se Elezoviç ka humbur në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në zonën mes fshatrave Pentar dhe Reç.

 

Kohët e fundit ai ka punuar në sektorin e anti-trafikut në policinë e kufirit të Malit të Zi.

Humbja e tij ka ngritur në këmbë edhe policinë shqiptare ku mësohet se në bashkëpunim kanë qenë duke hetuar trafikun dhe goditjen e trafikut në dy anët e kufirit.

Rudolf Elezoviç kohët e fundit ka kaluar kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi disa herë.

Mësohet se kontaktin e fundit e ka pasur me një të afërm të tij mbrëmjen e 27 majit dhe se ka pritur që në afërsi të zonës së Pentarit në lumin Buna një person të vijë edhe ta marrë që ta transportojë me varkë në anën e Malit të Zi dhe nga ai moment ka humbur çdo kontakt.

Postime të ngjajshme
Lajme

Jo vetëm në Mal të Zi, këto janë shtetet ku Kosova llogarit se ka prona

Lajme

Agim Veliu dorëzon ankesë ndaj vendimit të Lumir Abdixhikut

Lajme

Mërgimtari: Sa herë vij këtu më duket se kam ardhur në Xhungël

Lajme

Rastet e reja me koronavirus janë nga këto komuna