Lajme

Zhduket 35 vjeçari me nevoja të veçanta nga Gjilani, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Ramë Demiri, 35 vjeçar nga Gjilani është zhdukur që nga dita e djeshme.

Familja e tij ka kërkuar ndihmën e kujtdo që ka informacione për gjetjen e tij.

Sipas familjarëve ai dje më ora 10:00 ka dalë nga shtëpia për të shkuar në vizitë në Prishtinë tek daja i tij dhe që nga ajo kohë nuk dihet gjë për të.

Në emailin e dërguar në redaksinë e Gazetës Online “Reporteri.net” bëhet e ditur se 35 vjeçari është person më aftësi të kufizuara.

Ata lidhur me rastin e kanë lajmëruar edhe Policinë e Kosovës.

Ky është njoftimi pa ndërhyrje nga familja:

Pershendetje a mund te raportoni ju lutem per nje person te humbur 35 vjecar mashkull shqipetar nga Gjilani, me aftesi te kufizuara. Po ju bashkengjes edhe foton e tij. Policia eshte lajmeruar, personi ka dale nga shtepia dje me 1 korrik 2021 ne ora 10, kinse per te vizituar dajen ne Prishtine dhe nuk eshte kthyer me ne shtepi as te daja nuk ka arritur. Emri dhe mbiemri: Rame Demiri, data e lindjes 11.07.1985, gjilan.

Nese e shihni lajmeroni policine ose kete numer 045596021

Postime të ngjajshme
Lajme

Parashikimi i motit për ditën e diel

Lajme

Përveç temperaturave të larta, Kosova në këto ditë do të zhytet edhe me pluhurin saharian

Lajme

Infektologu kosovar tregon se pse po infektohen të vaksinuarit kundër COVID-19

LajmeShow Bizz

Morena Taraku mesazh publik Edi Ramës! Me fjalë të ashpëra zbulon diçka që nuk e kemi ditur