Lajme

Zhduken dy fëmijë, një 15 vjeçar dhe një 11 vjeçar

Dy të mitur janë raportuar të zhdukur nga familjarët e tyre në 24 orët e fundit në Kosovë, shkruan Reporteri.net.

Gazeta Online “Reporteri.net”, nga burimet e saj brenda Policisë së Kosovës, merr vesh se një 15 vjeçar me iniciale E. G nga fshati Balincë, ka dalë nga shtëpia të premten rreth orës 15:00 dhe nuk është kthyer më.

Rasti në Polici është lajmëruar nga nëna e tij.

Ajo i ka thënë Policisë së i biri ka dalë nga shtëpia edhe herë të tjera por nuk është vonuar shumë gjatë.

Sipas nënës së fëmijës së zhdukur djali ka pasur veshur, xhinse, një bluzë të kuqe dhe patika.

“ Nëna ka deklaruar se nuk është hera e parë që djali i saj ka dalë nga shtëpia por nuk është vonuar kështu sikur sonte e cila dhe është bërë merak për të. Ajo përmes telefonit ka kontaktuar të afërmit e saj mos rastësisht është te ta”, ka thënë ky burim.

Rasti tjetër i zhdukjes është raportuar të ketë ndodhur në Ferizaj.

11 vjeçari A.S ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më .

Postime të ngjajshme
Lajme

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, temperaturat deri në 17 gradë

Lajme

Ende pa u bërë kryeministër, shqiptarët jashtë kufijve shprehin kërkesat ndaj Kurtit

Lajme

A do izolohemi? Komiteti Teknik i Ekspertëve mblidhet nesër për masat e reja

Lajme

Në disa qytete nesër s’do të ketë rrymë deri në 12 orë