Lajme

Zgjedhën prorektorët e Universitetit të Ferizaj

Këshilli drejtues i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), në mbledhjen e mbajtur sot, ka zgjedhur prorektorët e Universitetit.

Sipas një njoftimi, Këshilli Drejtues, me shumicë votash, ka zgjedhur Prof. Dr. Bujar Pira, Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Sigurim të Cilësisë, Prof. As. Dr. Rrahim Sejdiu, Prorektor për Mësim, Shkencë dhe Çështje të Studentëve dhe Prof. As. Dr. Arben Tërstena, Prorektor për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë.

Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, falënderoi Këshillin Drejtues që votuan propozimet për prorektorë dhe tha se tanimë Universiteti është i kompletuar nga ana menaxheriale dhe premtoi se do të bashkëpunojnë në maksimum për të mirën e UShAF. /Lajmi.net/

Postime të ngjajshme
Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto qytete

Lajme

Ky është numri i të infektuarve me COVID-19, në raportin 24 orësh në Kosovë

Lajme

Çka ndodhi në Kosovë? Për pak ditë u trefishuan rastet me Covid-19

Lajme

Gazetarët kërkojnë nga Qeveria të emërojë një zëdhënës