Sport

Zeqiri: Munishin e ka hequr Haris Fakic, po vijnë në Kosovë disa trajner nga Shqipëria që nuk i hanë tregu atje

Shkarkimi i Ismet Munishit nga skuadra e Ballkanit ishte ngjarja më befasuese në këtë sezon në futbollin kosovar.

Munishi, që ishte në vendin e dytë në Superligë, u shkarkua për arsyen që ende nuk janë bërë të ditura.

Pas Munishit, skuadra e Ballkanit e emëroj Bledi Shkëmbin si trajner. Kjo ishte po ashtu një befasi, pasi pritej emërimi i Orges Shehut ose Bekim Isufit.

Në lidhje me këto zhvillime, Indeksonline kontaktoj analistin, Arben Zeqiri që beson se Ballkani do të duhej të merrte një trajner vendor, për ta zëvendësuar Ismet Munishin.

“Trajnerët e Shqipërisë nuk është se kanë sjellë diçka risi në metodologjinë e punës, në mënyrën e lojës pos një katanaqoje së mbylltë, nuk ka futboll të hapur. Bledi Shkëmbi e ka luajtur të kundërtën me Lirinë sa ka qenë trajner, por që sukseset e tij kanë qenë mesatare.”

“Për momentin Ballkani me strukturën e futbollistëve që ka i është dashur një trajner vendor që e njeh mirë ligën dhe që atë mënyrën e udhëheqjes dhe lojës që e ka kultivuar Ismet Munishi është e veçantë, nuk e bën tjetër kush se dallojnë të gjithë edhe në personalitet edhe në udhëheqje edhe në mënyrën se si luan ekipi që udhëheq e unë mendoj që nuk do të mundet ta bëj askush, për arsye se secili dallon prej trajnerëve, thashë edhe në personalitet edhe në mënyrën e udhëheqjes, metodologjinë e punës, stërvitjet etj. Po sidomos unë mendoj që Ballkanit i është dashur më së shumti një trajner vendor.”

“Unë kam pritur sinqerisht që do ta marrin Bekim Isufin ose eventualisht Afrim Tovërlanin që njihet si trajneri më i suksesshëm në futbollin kosovar pas luftës. Por me gjasë menaxherët e Ballkanit kanë pasur ndikim tek Cima(Arsim Kabashi) dhe ashtu siç kemi dëgjuar ja kanë lëkundur karrigen Ismet Munishit dhe e kanë heq”, tha ai fillimisht.

Tutje, Zeqiri tha se në Kosovë po vijnë disa trajner nga Shqipëria që Superiore nuk i hanë tregu dhe janë shumë mesatar.

“Në Kosovë moti luhet futbolli, moti ka legjenda të futbollit, trajner të futbollit që e njohin mirë futbollin e Kosovës edhe nga kjo Kosovë e lodhët që po na quajnë shpesh ata të Shqipërisë kanë dal shumë futbollistë që luajnë me shumë sukses në Evropë, jo vetëm tash por prej Vokrrit e këndej.”

“Do të thotë se këtu moti luhet futbolli, moti ka legjenda të futbollit edhe zakonisht po vijnë disa trajner nga Shqipëria që nuk i hanë tregu atje, janë shumë shumë mesatar atje dhe po vijnë këtu po i mashtrojnë udhëheqësit e klubeve se po flasin mirë shqip.”

“Këtu ka njerëz që e njohin futbollin, ka trajner cilësor edhe ka kuadër cilësor që dinë edhe munden shumë suksesshëm me udhëheq me klubet. Respekt maksimal për secilin prej trajnerëve. Edhe e meta më e madhe e neve kosovarëve është që nuk e duam tonin dhe mendojmë që tjetri është më i mirë pa e njoft edhe në anën profesionale, njerëzore. Do të thotë se ne shumë lehtë ndikohemi.”

“Edhe një sugjerim për udhëheqësit e klubeve që t’i japin më shumë rast produktit vendor se, me këtë produktin vendor dhe trajnerët vendor e kanë nxjerrë edhe Rashicën, edhe Amir Rrahmanin, edhe Vedat Muriqin, edhe Zhegrovën edhe shumë të tjreë, do të thotë këta trajnerat e Kosovës. Kurrfarë trajneri nuk është ai që vjen dhe i merr 20 përforcime ose 15 edhe i harxhon një kryesi mbi 1 milionë euro në vjet”, shtoj ai.

Zeqiri beson se Ismet Munishin e ka hequr nga Ballkani, Haris Fakic i cili pritet të bëhet shumë shpejtë të bëhet drejtor sportiv i Ballkanit.

“Ismet Munishin e kanë hequr Haris Fakic. Ballkani ka arritur në nivelin më të lartë në histori të klubit pikërisht me udhëheqjen e Ismet Munishit, e ka bërë futbollin më spektakolar në ligë këto vitet e fundit, ekipi që ka shënuar më së shumti gola në ligë, që ka pas një lojë të hatashme, shumë të bukur për syrin dhe ka bërë tifozë anembanë Kosovës, kështuqë respekt për trajnerin Munishi dhe për punën që e ka bërë atje. Ka të meta edhe Ismet Munishi, siç kemi secili prej nesh po po shpresoj që në të ardhmen ka për të pasur suksese kudo që shkon”, tha Zeiqiri.

Në fund, analisti i njohur i uroj sukses Bledi Shkëmbit tek skuadra e Ballkanit.

“Bledi Shkëmbit i uroj shumë suksese, Ballkanit, qytetarëve të Suharekës se me Ballkanin e fortë që jemi mësuar ta shohim, Superliga po ka hijeshi dhe konkurrencë”, përfundoj Arben Zeqiri.

Ballkani dje e zyrtarizoj Bledi Shëkmbin si trajner. Në të kaluarën, ai kishte udhëhequr me Teutën e Durrësit dhe Lirinë e Prizrenit./

Postime të ngjajshme
Sport

Djali i Tahir Batatinës mbledh yjet e Dritës, Ballkanit dhe Llapit, premton diçka për vitin 2022

Sport

Përfundon ndeshja Ballkani – Vorskla, ky është rezultati përfundimtar

Sport

FC A&N transferon mesfushorin me përvojë të madhe në futbollin kosovar

Sport

Vitia ‘shpërthen bombën’ e radhës në këtë afat kalimtar, transferon mbrojtësin e njohur