Sport

Zekirija Ramadani tregon se çfarë pret nga transferimi i madh i Besart Berishës te Prishtina

Prishtina barazoi sot me rezultat 1-1 ndaj Gjilanit në “Fadil Vokrri”.

Kryetrajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani pas ndeshjes nuk ishte aspak i kënaqur me barazimin, ndërsa foli edhe për ardhjen e transferit të ri, Besart Berishës, shkruan Gazeta Olle.

“Besarti dhe karriera e tij dihet nga të gjithë. Asnjë gjë më tepër nuk dua të shtojë, nuk e kemi aspak mendjen tek ai aktualisht”.

“Gjithçka varet nga gjendja fizike, ai akoma nuk është në Kosovë. Do të presim të vijë dhe më pas e marrim një vendim”, kanë qenë fjalët e trajnerit për Art Sport.

Prishtina takimin e ardhshëm do ta luajë ndaj Dukagjini më 19 shtator.

Postime të ngjajshme
Sport

Ndeshje tejet interesante zhvillohen në xhiron e 10-të të Ligës së Parë, këto janë delegimet e plota të gjyqtarëve

Sport

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 11-të në Superligën e Kosovës

Sport

Newcastle kërkon futbollistin e Barcelonës, i ofron 15 milionë euro në sezon

Sport

U turpëruan 6-1 nga Bodo/Glimt, Jose Mourinho shpërthen ndaj lojtarëve të tij