Sport

Zekirija Ramadani flet për përballjen, Angli – Kosovë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kombëtarja e Kosovës të martën e zhvillon takimin e radhës kualifikues për EURO 2020, ku e pret një sfidë shumë e vështirë me Anglinë në “St Mary’s” të Southamptonit.

‘Dardanët’ kanë bërë gati dy vite pa humbje, por tani kanë testin më serioz, pasi do të përballen me një Kombëtare si Anglia.

Kjo ndeshje pritet të jetë tejet e vështirë, kur e dimë se Anglia është një kombëtare ndër katër fuqit e futbollit evropian, ka thënë ish-trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani për BlicMedia..

“E dimë që Kosova do të përballet me një ndër katër fuqit e forta të futbollit europian dhe me sa jam i informuar edhe Anglija gjatë kohë nuk njeh humbje ashtu sikur Kosova që dmth do të përballen dy reprezentacionet me formën më të mirë për momentin”, ka thënë Ramadani.

“Padyshim qe është një mision i vështirë për Kosovën por të gjithë e dimë që në këtë ndeshje, Kosova mund vetëm të fitoj e ska çfarë te humb. Motivimi do të jetë në anën e Kosovës dhe me një motivim të jashtëzakonshëm gjithçka është e mundur dhe më pak fat Kosova mund të del pa humbje edhe në këtë takim”, ka thënë më tej trajneri i njohur.

Ramadani ka folur edhe për sistemin të cilin duhet ta aplikojë Kombëtarja e Kosovës për të arritur një sukses pozitiv nga kjo përballje.

“Mendoj që Kosova duhet të zhvillojë ndeshjen në zonën e dytë aty do të jetë më mirë e mbrojtur dhe më e rrezikshme në sulm nga krahët. Shpresoj që të kenë fat dhe të vazhdojn këtë seri të jashtëzakonshme pa humbje”, ka deklaruar trajneri Zekirija Ramadani.

Angli – Kosovë luhet ditën e martë me fillim nga ora 20:45. /BlicMedia.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv