Lajme

Zeka: Takimi i Mustafës me Kurtin është mashtrimi i ditës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, njëherazi deputet në Kuvendin e Kosovës, Milaim Zeka, e ka quajtur mashtrim të ditës takimin mes liderit të LDK-së, Isa Mustafa, me kryetarin e lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

“Albin Kurti në mënyrë absolute nuk guxon me marrë vendimin e heqjes së taksës, sepse vazhdimisht është thirrë për taksë. Kurse Isa Mustafa me sy mbyllë e heq taksën”, ka thënë ai.

“Isa Mustafa me sy mbyllë e heq taksën. Ai nuk e përfaqëson LDK-në. Afrimi i tij me Albin Kurtin është duke ia larguar në mënyrë marramendëse elektoratin e tij. Sa i përket Albin Kurtit, ai ka dalë prej autostrade, kur del prej autostrade rrokullisësh. Në PREK më së shumti na vijnë njerëz të zhgënjyer nga LDK dhe Vetëvendosje”, tha Zeka për RTK-në.

Ai ka komentuar edhe kërkesën e shteve të Quint-it për heqjen e taksës. “Unë e kisha hequr taksën, dje, jo sot, lëre më nesër. Taksa është vu për kalkulime politike, por më vonë është shndërruar në biznes të njerëzve të fuqishëm të politikës së Kosovës. I vetmi person që e ka paguar shtrenjtë taksën në raport me Serbinë është qyteari i Kosovës, kurse imazhi i Kosovës është dëmtuar”, ka thënë Zeka.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat