Lajme

Zeka: Nëse Remi e ka pasur Albinin bashkëluftëtar, unë e kam pasur Remin bashkëlojtar të guxhave

Gazetari Milaim Zeka ka komentuar deklaratën e Rrustem Mustafës-Remit i cili deklaroi mbrëmë se kryeministrin Albin Kurti e ka pasur bashkël.uftëtar në UÇK.

Zeka duke ironizuar me këtë deklaratë ka thënë se Remin e ka pasur bashkëlojtar të lojës së guxhave.

“Remi dhe loja e guxhave me luf.tën. Rrustem Mustafa – Remi, tha në një deklaratë se ”Albin Kurtin e ka pas bashkël.uftëtar” ktynehere. Thash me tregu edhe unë që Remin e kam pasv bashkëlojtar të guxhave, në oborrin e shkollës fillore në Abri. Nëse e para është e vërtetë, pse mos me kanë edhe kjo e dyta” , ka shkruar ai.

Ish-komandanti i UÇK’së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, e ka pasur bashkël.uftëtar në UÇK.

Këtë deklaratë Remi e tha pasi u pyet për deklaratën e tij në Bruksel ku tha se Ballkani Perëndimor duhet pastruar skena politike nga krim.inelët e luf.tës dhe të paqës.

“Po flet ashtu sikur ai e njeh problemin, në vendin tonë nuk ka pasur krime lu.fte nga çlirimtaret. Unë Albin Kurtin e kam pasur bashkël.uftëtar. Me Albin Kurtin jam takuar edhe në shtabin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Jemi takuar për qëllime të çlirimit të vendit. Ai ka qenë me detyra të veçanta në Drejtorinë Politike. Por, kemi pasur kontakte gjithëpërfshirëse. Gjatë kohës sa ishte pjesë e zyrës së Adem Demaci”, tha Remi.

Postime të ngjajshme
Lajme

Mbytet në Velipojë një 40-vjeçar nga Kosova

Lajme

Ndërroi jetë 38-vjeçarja nga Peja, humbet betejën me kancerin

Lajme

Detaje për vrasjen e mbrëmshme në Rahovec, dyshohet se vëllau vrau vëllanë

Lajme

Parashikimi i motit për nesër