Lajme

Zëdhënësja e LDK-së jep detaje nga sulmi me vezë ndaj Ramës

Para pak çastesh është sulmuar me vezë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për Prishtinë, Përparim Rama.

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi në një prononcim për Gazetën Online “Reporteri.net”, ka thënë se ka qenë bashkë me Ramën në tubimin ku u u sulmua me vezë.

Sibel Halimi zëdhënëse e LDK-së, ka thënë se të rinjt që e sulmuan në momentin e suomit kanë brohoritur Vetëvendosje, Vetëvendosje.

“Ishim bashkë një grup të rinjë të pakënaqur filluan të brohorisnin Vetëvendosje, Vetëvendosje dhe gjuajtën me vezë”, tha ajo.

Halimi ka treguar se rasti është paraqitur edhe në Polici.

“Rasti është lajmëruar në polici edhe para se të mbahet tubimi”. Tha ajo.

Halimi nuk e ka akuzuar Vetëvendosjen.

“Jo nuk e akuzoj, vetëm po tregoj si rrodhi ngjarja”, tha Halimi.

https://video.gjirafa.com/perparim-rama-goditet-me-veze-mp4

Postime të ngjajshme
Lajme

Parashikimi i motit për ditën e diel

Lajme

Përveç temperaturave të larta, Kosova në këto ditë do të zhytet edhe me pluhurin saharian

Lajme

Infektologu kosovar tregon se pse po infektohen të vaksinuarit kundër COVID-19

LajmeShow Bizz

Morena Taraku mesazh publik Edi Ramës! Me fjalë të ashpëra zbulon diçka që nuk e kemi ditur