Lajme

Zëdhënësi i PDK-së: Albin Kurti e urren UÇK-në

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyqi, ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti e urren UÇK-në, për arsye të njëjta pse e urren këtë shtet e çdo pjesë të historisë ku ai vetë nuk është protagonist.

Ai në një postim në Facebook, ka shtuar se Kurti e ka vetëm frikën që e vërteta e UÇK-së shpërfaq gënjeshtrën e madhe të tij për luftën dhe udhëheqësit e saj, shkruan Gazeta Blic.

Ja postimi i plotë;

Më kujtohet një intervistë në Shqipëri ku Albin Kurti fliste me krenari se si ai ka qenë në UÇK.
Atëherë, si është mundur që Albini të ketë një diskurs kaq të hapur armiqësor ndaj UÇK-së! Këtu nuk e kam fjalën vetëm për demagogjinë e hapur të tij, e as për gënjeshtrat që i kishte thënë për udhëheqësit e UÇK-së gjatë 20 vjetëve të fundit.Në esencë, Albin Kurti e urren UÇK-në, për arsye të njëjta pse e urren këtë shtet e çdo pjesë të historisë ku ai vetë nuk është protagonist.

Albinit ju deshën gati dy javë qe t’i thotë disa fjalë, edhe tha mjaft, duke mos thënë asgjë.Albini e ka vetëm frikën që e vërteta e UÇK-së shpërfaq gënjeshtrën e madhe të Albin Kurtit për luftën dhe udhëheqësit e saj, pas të cilës është strukur tash e 20 vjet.

Postime të ngjajshme
Lajme

Befason Ramush Haradinaj: Nëse bëhem President, ky do të jetë kryetar i AAK-së

Lajme

Molliqaj tregon për raportet e tij me Kurtin

Lajme

A do të jetë Uran Ismaili kandidat i PDK’së për Prishtinë?

Lajme

Selmanaj i dërgon “selam” Osmanit