Lajme

Zëdhënësi i LVV-së i mëson gazetarët se si duhet të bëjnë pyetje

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka njihet për mungesë bashkëpunimi me mediat dhe kritikues i tyre.

Janë plot 58 deputetë por rrallë herë shihen në publik.

Kjo pasi përveç seancave e komisioneve në Kuvendin e Kosovës, daljet në media i kanë minimale.

E për të pasur paraqitje publike shumë deputetëve por edhe disa prej ministrave u nevojitet një leje paraprake.

Me këtë leje mund t’i pajisë vetëm një person brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai është Arlind Manxhuka, i cili mbi vullnetin e tyre, vendos se kush duhet prej antarëve të partisë më të madhe në vend të paraqiten në media, shkruan express.

Përveç kësaj, ky zëdhënës, që nuk shihet kurrë në publik, ditën e kalon në Facebook, duke i kritikuar mediat.

Ai madje shkon deri atje sa që i mëson gazetarët se si duhet të pyesin nëpër konferenca për shtyp.

Çdo pyetje që nuk është në favor të shefave të tij, ai e cilëson jo profesioanale.

Kurse mospunën e tyre arsyeton me mungesë dëshire për të bërë spektalël.

Por, dikur shefi i tij, nuk dilte as në treg pa fotografin personal, ku përmes fotografive tregonte jetesën e tij.

Megjithatë kritikat e tyre karshi mediave janë shpeshtuar kohëve të fundit, e kjo gjë po shihet si e qëllimshme prej atyre që dikur punuan së bashku.

Teutë Rrusta nga PSD pohon që secila pyetje që nuk pëlqehet nga ta kthehet në ballafaqim për ta.

Edhe mungesa në debate, e konferencat e rralla për media nga zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje po shihet si mungesë e transparencës.

Madje kjo Qeveri sipas Rrustës është më jotransparentja në këto 20 vitet e fundit, e për këtë sipas saj ka një shpjegim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti prej që është emëruar kryeministër i vendit ka marr pjesë në vetëm një intevistë televizive për mediat në Kosovë. /demokracia.com

Postime të ngjajshme
Lajme

Vritet një person në Batllavë

Lajme

12 komunat ku LVV shkon në balotazh

Lajme

Në 24 komuna përfundon numërimi i votave, këta kandidatë prijnë në zgjedhje

Lajme

Numërohen votat në Mitrovicë, ky është rezultati