Sport

Zëdhënësi i Feronikelit paralajmëron ndryshime në përbërje të skuadrës

Feronikeli nuk po kalon në momente të mira dhe krahas gjendjes së keqe me rezultate, problemet kanë vazhduar edhe në klub.

Dy largime kanë ndodhur këto ditë të trajnerëve Ramiz Dervishi e Avni Hasani.

Zëdhënësi i klubit, Erlind Krasniqi, ka paralajmëruar ndryshime në përbërje të skuadrës.

Më poshtë postimi i plotë i tij

Klubi “Feronikeli” tash e një kohë po kalon në momente jo të mira dhe në situata të vështira për arsye të ndryshme.

Si Zyrtar i Klubit, ndjej për obligim të sqarojë situatën aktuale por edhe objektivat dhe planet tona në mënyrë që “Feronikelit” ti rikthehet dinjiteti dhe vëmendja e merituar.

Së shpejti, në Klub do të pasojnë disa ndryshime në përbërje të ekipës, si një domosdoshmëri dhe hap i parë për të ndërruar situatën aktuale.

Ndryshime tjera të nevojshme por edhe reflektim rreth situatës aktuale në të cilën gjendet klubi, me qëllimin e vetëm që Klubit ti kthehen sukseset e jo shumë kohe më parë, kohë në të cilën “Feronikeli” shënonte triumfe të arta dhe me të drejtë ishte klubi më i përgatitur dhe më i sukseshëm në nivel vendi por dhe përtej kufijve.

Pa dyshim, është e vështirë ta shohësh Klubin në këtë pozitë. Është e veshtirë ta shohësh një President duke dhuruar gjithcka vetëm e vetëm që ta shoh të bashkuar e fitimtar ekipin. Është e vështirë ta shohësh këtë stadium dinjitoz, e cili falë investimit të të parit të të Komunës së Drenasit, z.Ramiz Lladrovci, plotëson të gjitha parametrat për lojë të suksesshme.

Andaj, më shumë se kurrë, ne jemi në momentet vendimtare për të ndërmarrë të gjitha veprimet e domosdoshme dhe imediate që “Ferroniklit” ti kthehet shkëlqimi dhe sukseset e më parshme.

Një ekipe si “Feronikeli” nuk duhet që në asnjë rast të lejoj që edhe më tutje të bie pre e gabimeve të cilat mund ti zbehin sukseset dhe rezultatet e ekipës.

Rezultatet jo të mira nuk erdhën tani për tani por ato po na përcjellin tash e një kohë dhe besoj që pikërisht tani është koha për ti berë ndryshimet dhe ta ri-sjellim ekpin aty ku e ka vendin, në qendër të sukseseve të një pas njëshme sic ka qenë dikur.

Të gjithë ne, nga Presidenti i Klubit e tutje, jemi vendosmërisht të përkushtuar që mos të lejojmë edhe më tej që gabimet të shtresohen por reflektimi ynë konsiston në zgjidhjen sa më parë të problemeve dhe shpejt do të shohim “Feronikelin” ti kthehet fuqishëm dhe me dinjitet rezultateve triumfuese që i meriton.

Postime të ngjajshme
Sport

Ibrahimoviq zgjedhet “Futbollisti i Vitit” në Suedi

Sport

Uzuni shënon gol, por mposhtet nga Juventusi – Barcelona dhe Manchester United fitojnë me lehtësi

Sport

Lazio triumfon, Muriqi pati disa minuta lojë

Sport

Nisë fushata #mezaniout, fansat pushtojnë faqen e Gjilanit me dhjetëra komente