Lajme

Zëdhënësi i AAK e quan Baton Haxhiun “matrapaz” elektoral

Zëdhënësi i AAK, Lulëzim Blaka, ka reaguar ndaj sondazhit të Albanian Post të Baton Haxhiut, të cilin e ka quajtur “matrapaz” elektoral.

Blaka ka thënë se vetëm Haxhiu e di se për hesap të kujt punon.

“A është ky Batoni që bënte emisione me grafikone për shkëmbim territoresh në mes Kosovës dhe Serbisë në televizor? Sonte paska dalë me projeksione të tjera për rezultatin e zgjedhjeve, që vetëm ai e di se ku e ka interesin dhe për hesap të kujt po punon”, shkruan Blaka në Facebook.

Tutje Blaka ka thënë se matjet e AAK-së kanë të tjera të dhëna.

“Shyqyr që matjet tona flasin ndryshe, e Batonin më së paku duhet marrë seriozisht”, shkruan Blaka.

 

Postime të ngjajshme
Lajme

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, temperaturat deri në 17 gradë

Lajme

Ende pa u bërë kryeministër, shqiptarët jashtë kufijve shprehin kërkesat ndaj Kurtit

Lajme

A do izolohemi? Komiteti Teknik i Ekspertëve mblidhet nesër për masat e reja

Lajme

Në disa qytete nesër s’do të ketë rrymë deri në 12 orë