
Cristiano Ronaldo dihet publikisht se i pëlqejnë shpenzimet marramendëse dhe jeta e luksit.
Sulmuesit të Juventusit nuk e ka fare problem t’i shfaq në publik gjësendet luksoze që posedon, shkruan “Zeri.info”.
Këtë e bëri edhe në “Globe Soccer Awards” në Dubai, ku u pa me një orë diamenti, byzylyk luksoz dhe një unazë fenomenale.
Por, cila është vlera e bizhuterive të Cristiano Ronaldos?
Unaza e tij vlerësohet prej 120 mijë euro, vathi i diamantit rreth 50 mijë euro dhe ora e tij deri në 800 mijë euro.
Në total, vlera e bizhuterive që Ronaldo kishte së fundmi sillet rreth dy milionë euro.