
Futbollisti me prejardhje maqedonase, por i lindur në Suedi dhe me shtetësi suedeze, Dejan Kulusevski, do të jetë transferimi i parë i Juventusit për afatin kalimtar të janarit, transmeton Gazeta Metro.
‘Gianluca Di Marzio’ raportoi ditë më parë se Juventusi ka arritur marrëveshje transferimi me mesfushorin e Parmas dhe tani raporton se ai do të udhëtoj drejt Torinos nesër.
Dejan Kulusevski nesër (e enjte) do të kryej testet mjekësore te skuadra e Juventusit, para se të nënshkruaj kontratë 5 vjeçare me kampionin italian.
Mesfushori 19 vjeçar ka zhvilluar 17 ndeshje me Parman në Serie A këtë sezon, duke shënuar katër gola dhe dhuruar shtatë asistime.
Detaje tjera ende nuk janë zbuluar, por besohet që Juventusi do të paguaj deri në 40 milionë euro për transferimin e Dejan Kulusevskit nga skuadra e Parmas.