Sport

Zbulohet skuadra e re e Elseid Hysajt, do të fitojë 1,8 milionë euro në vit

Elseid Hysaj është vetëm një hap larg Lazios. Takimi mbrëmjen e së enjtes mes përfaqësuesit të tij, Mario Giuffredi, dhe drejtuesve bardhekaltër u mbyll me marrëveshje, e cila pritet të zyrtarizohet shumë shpejt. Shkodrani do të firmosë me lacialët një kontratë të vlefshme deri në vitin 2025 me pagë 1.8 milionë euro në sezon, plus bonuset.

Për të hedhur të zezën mbi të bardhë kanë mbetur për t’u përcaktuar vetëm disa detaje burokratike, gjithsesi palët e kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Kuptohet që rol vendimtar në transferimin e mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare te bardhekaltrit ka trajneri Maurizio Sarri, i cili e ka pasur nën urdhrat e tij shkodranit që në kohët e Empolit e më pas tek Napolit.

Aq shumë e vlerëson trajneri italian 27-vjeçarin sa e ka kërkuar edhe kur ishte në krye të Chelsea-t. Që nga sezoni 2014-2015, kur ishte pjesë e Empolit, Hysaj në shtatë sezone është aktivizuar në total në 200 ndeshje në Serinë A. Golin e vetëm në elitën e futbollit italian e ka shënuar në fitoren 2-0 të Napolit ndaj Sassuolos dy sezone më parë.

Postime të ngjajshme
Sport

Publikohet ranglista e re e FIFA-së, ja ku rënditet Kosova

Sport

Superlajm për Edon Zhegrovën

Sport

Aguero arrin te Barcelona dhe shpenzon gjysmë milioni euro për të blerë një veturë të re

Sport

Vëllaznimi bën goditjen e radhës në merkato