Sport

Zbulohet shuma marramendëse që Barcelona ia ka borxh Lionel Messit

Barcelona është në krizë të madhe financiare, por së fundmi u bë e ditur borxhi i madh i klubit katalunas ndaj Lionel Messit.

Borxhi total i klubit katalunas është mbi 1.1 miliardë euro, derisa këtë e ka shkaktuar mungesa e të ardhurave, shkruan “Zeri.info”.

“Cadena Cope” raporton se Barcelona ka obligime financiare edhe ndaj Lionel Messit.

Barcelona duhet që të çonte në llogarinë e kapitenit të saj në fundin e muajit janar 72 milionë euro, të cilat korrespondojnë me kontratën e këtij sezoni.

Për momentin, Barcelona ka paguar vetëm 8.5 milionë euro dhe i detyrohet 63.5 milionë euro futbollistit.

Në këtë shifër llogaritet rroga e tij si lojtar i këtij klubi dhe të drejtat e imazhit.

Megjithatë, kriza ekonomike e klubit ka bërë që drejtuesit të ulen dhe të diskutojnë me futbollistin në lidhje me mënyrën e pagesës.

Postime të ngjajshme
Sport

Legjenda e Liverpoolit, favoriti kryesor për ta zëvendësuar Kloppin

Sport

Takime super-derbi në Angli, Itali e Spanjë, këto janë ndeshjet që nuk duhen humbur sot

Sport

Dy duele interesante në Superligë, Llapi – Ballkani transmetohet në dy kanale televizive

Sport

Zekirija Ramadani nuk deklarohet pas ndeshjes, kjo është arsyeja shumë interesante