Sport

Zbulohet shuma e transferit të Andi Zeqirit në Premier Ligën angleze

Futbollisti që do ta përfaqësojë Kosovën në të ardhmen e afërt, Andi Zeqiri, do të largohet nga klubi zvicrean Lausannen, shkruan Insporti.21 vjeçari i lindur në Lausanne të Zvicrës do të largohet nga klubi me të cilin ka edhe një vit kontratë në drejtim të Premier Ligës, raporton gazetari i njohur i The Guardian,

Ditëve të kaluar u raportua se Andi Zeqiri kishte arritur marrëveshje me klubin e Series A, Parma por kjo lëvizje nuk u finalizua në fund.

Babai i Andi Zeqirit, Avdiu, në një prononcim për Periskopin ka zbuluar shumën e transferimit, e që është 5.4 milionë euro.Arsyeja pse nuk është arritur ende marrëveshja definitive është sepse palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët sa i përket pagës së futbollistit, por dallimi është shumë i vogël, kështu që nuk pritet të ketë problem.

Kemi cdo arsye të besojmë se Zeqiri do të jetë futbollisti i radhës kosovar që do të luajë në Premier League.Kujtojmë që Zeqiri ka pranuar kombëtaren e Kosovës ndonëse është paraqitur për të gjitha grupmoshat helvete, përfshirë këtu edhe kombëtaren U21 me të cilën ka 9 gola në 9 paraqitje.

Postime të ngjajshme
Sport

E mposhti ish-skuadrën, këto janë fjalët e Ramadanit pas fitores në Drenas

Sport

Drita pësoi humbje nga Ballkani, Nuhiu flet për kartonin e kuq

Sport

Mësohet edhe orari: Ja kur luhen ndeshjet dhe cila transmetohet në Klan Kosova

Sport

Kryetari i Suharekës publikon fotografi me Ismet Munishin pas triumfit të Ballkanit ndaj Dritës