Lajme

Zbulohet problemi: Çelësi i marrëveshjes VV-LDK tek kjo pozitë e lartë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Marrëveshja e koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike është bllokuar për shkak të postit të kryeparlamentarit. Ato nuk janë zhbllokuar as pas takimit të tretë me radhë.

Burime të “Kohës Ditore” brenda këtyre zhvillimeve kanë thënë se në takimin e së enjtes LDK-ja ka kërkuar që të rihapet çështja e postit të kryeparlamentarit, “krahas ndarjes së barabartë të ministrive dhe zotimin e votave të VV-së për postin e presidentit”. Por Albin Kurti, sipas këtyre burimeve, ka thënë se nuk e “djeg” njeriun e dytë të partisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për të, zgjedhja e Glauk Konjufcës në krye të Kuvendit, edhe me votat e LDK-së, është proces i pakthyeshëm. Sa i përket presidentit, VV-ja është pajtuar që propozimi i kandidatit t’i takojë Lidhjes Demokratike. Në Vetëvendosje ka munguar një qëndrim zyrtar përkitazi me diskutimet e së enjtes.

Në anën tjetër, zyrtarë të LDK-së e kanë konfirmuar ofertën që ia kanë bërë LDK-së dhe atë se negociatat kanë ngecur tek çështja e kryeparlamentarit. Por, kanë refuzuar të tregojnë se po kërkojnë kthimin e negociatave tek kushtet fillestare.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat

Lajme

Jabllanoviq: Nëse dikush mendon se serbët mund të qeverisen me 200 vota, nuk i njeh serbet sa duhet