
Inter, sipas “Sky Sport”, nuk e shikon Alexis Sanchez si një përforcim të përkohshëm vetëm sepse do të merret nga Manchester United me formulën e huazimit dhe të drejtën e blerjes.
Kiliani i kanë garantuar se do ta blejnë në fundin e sezonit dhe se ai do të jetë një pjesë kyçe e projektit zikaltër.
Gjithashtu, Sky Sport ka shkruar se palët kanë rënë dakord për kontratën që do të nënshkruhet në qershorin e 2020-ës, me lojtarin që do të pranojë një ulje të ndjeshme të rrogës.