Sport

Zbulohet numri rekord i tifozëve në ndeshjen Angli – Shqipëri

Ndeshja mes Anglisë dhe Shqipërisë do të jetë historike për përfaqësuesen shqiptare të futbollit, pasi do të shënojë padyshim ndeshjen me më shumë tifozë të pranishëm në të cilën ajo do të marrë pjesë në historinë e saj. Kuqezinjtë do të luajnë në “Uemblin” e tejmbushur, pasi është bërë e ditur se janë të shitura të gjithë biletat për këtë ndeshje.

Biletat në shitje ishin nga 10, deri në 100 paund, por sot Federata Angleze bëri të ditur se të gjithë ato që ishin nxjerrë në shitje për publikun e gjerë, kishin “avulluar”. Kështu, stadiumi prej 90 mijë vendesh, rezulton të jetë në teori me kapacitet të plotë për sfidën ndaj kuqezinjve.

Rekordi në stadiumin legjendar është 89974 persona në finalen e Kupës FA në vitin 2008 dhe shifra të përafërta priten edhe për ndeshjen e kuqezinjve, gjithmonë nëse Federata Angleze vendos që të shpërndajë të gjithë biletat që u rezervohen zakonisht sponsorëve apo kompanive me të cilat ka kontrata.

Por gjithsesi, do të jetë padyshim ndeshja me më shumë tifozë në historinë e përfaqësueses shqiptare, e cila deri tani kishte luajtur në stadiume të mëdha, por kurrë me një kapacitet të tillë dhe me një prani të konfirmuar tifozësh kaq të lartë në numër. Shqipëria luajti ndaj Francës në “Stade De France” me 77655 tifozë të pranishëm në vitin 2019 e duket se kjo shifër do të tejkalohet në duelin e të premtes./Panorama/

Related posts
Sport

Emocionale: Komentatori njofton në këtë mënyrë për inkuadrimin e djalit të tij në ndeshjen Man United – Young Boys

Sport

Ofendoi gjyqtarin, dënohet Nderim Nexhipi

Sport

Kalvin Phillips bën zgjedhjen mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit

Sport

Dhjetë klubet me vlerën më të madhe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *