Lajme

Zbulohet një sllogan tjetër i LDK-së me elemente të Ibrahim Rugovës

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka zbuluare një sllogan tjetër të mundshëm të LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në sloganin e publikuar nga ajo shkruhet “Lidhja është e fortë” në mbështetje të kandidatit për kryeministër Avdullah Hoti, teksa simboli i sloganit janë duart e shtrënguara të cilën e praktikonte edhe presidenti Ibrahim Rugova gjatë daljeve në publik.

 

Një sllogan i ngjashëm u publikua dje edhe nga Hykmete Bajrami, e nga i cili partia u distancua.

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se logoja dhe slogani që zyrtarja e kësaj partie, Hykmete Bajrami, nxori në Facebook disa orë më parë, nuk janë të parapara për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai i ka quajtur “slogan e logo që po qarkullojnë në rrjete sociale”, por slogani “Mbesim në Lidhje” i shoqëruar me logon ku shihet një zemër e krijuar nga lidhëza e atleteve, u plasua nga ministrja në detyrë, Bajrami.

Postime të ngjajshme
Lajme

Musliu-Shoshi: Për ta kuptuar fuqinë e PDK-së, mjafton ta shihni mbështetjen e sontme nga Drenica

Lajme

Dastid Pallaska tregon pse pranoi të jetë avokati i Thaçit

Lajme

Njoftimi i KEDS’it, këto vende nesër nuk do të kenë rrymë

Lajme

Limaj tregon pse dështoi koalicioni me PDK-në