Sport

Zbulohet një sekret, Xhaka ishte afër huazimit atje ku nuk e priste askush

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Granit Xhaka ishte afër të luante për një tjetër klub anglez, para transferimit në Arsenal.

Granit Xhaka ishte afër huazimit në Stoke City para transferimit në Arsenal.

Max Eberl, drejtor sportiv i ish skuadrës së Xhakës, Borussia Monchengladbach ka bërë të ditur se mesfushori ishte në prag të huazimit tek “Potters”, pas fillimit të vështirë të aventurës te klubi gjerman, transmeton lajmi.net.

Xhaka, 26 vjeç, e kishte të vështirë të adapohej në ritmin dhe fuqinë e Premierligës gjatë 18 muajve të parë në Gladbach.

Ai ishte i gatshëm të largohej gjatë afatit kalimtar të dimrit më 2014 duke kaluar tek Stoke në formë të huazimit.

Mirëpo, Eberl ka bërë të ditur se Xhaka u bind që të anashkalojë kalimin tek Stoke City pas paralajmërimeve se kurrë nuk do të ketë mundësi t’i bashkohej një klubi të madh nëse do të nënshkruante me skuadrën nga “bet365 Stadium”.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv