Lajme

Zbulohet lidhja sekrete e Kejvinës me djalin e Hashim Thaçit

Bastisja në shtëpinë e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ishte kryelajmi i ditës së djeshme në mediat e Kosovës dhe ato të Shqipërisë.

Ishte avokati i tij, Dastid Pallaska, i cili gjatë një konference për gazetarët në Prishtinë rrëfeu se: “Bastisja është kryer. Sa u përket qëllimeve të bastisjes, mund të them se ishin jashtëzakonisht të përgjithshme. Rrjedhimisht, nuk dukej se kishte ndonjë shënjestrim të duhur të bastisjes, që është parakusht procedural për urdhërimin e saj”.

Por ky lajm i kronikës zbutet paksa nga një histori rozë, e një lidhjeje në sekret të plotë mes modeles Kejvina Kthella dhe djalit të Hashim Thaçit, Endrit Thaçi.

Burime pranë tij kanë bërë të ditur se ai ka një lidhje të fshehtë me modelen, e cila ka shijuar edhe luksin e djalit të pasur. Flitet se Kejvina dhe Endriti janë njohur në Prishtinë nga mikesha e tyre e përbashkët, këngëtarja e njohur, Tayna, përcjell Panorama.al.

Kjo ka qenë dhe arsyeja pse Kejvina udhëtonte shpesh drejt Prishtinës, ndërkohë që këto ditë që familja Thaçi është në telashe të mëdha dhe i është konfiskuar pasuria, edhe marrëdhënia e tyre është në udhëkryq. Kejvina Kthella ishte prezente në mediat shqiptare pak ditë më parë, pasi u shfaq në ekran si e ftuar në programin e Luana Vjollcës.

Mes VIP-ave të tjerë, ajo bëri lojën e saj ndërkohë që u shfaq e kuruar në maksimum. Ndërkohë që Kejvina është përfolur herë pas here për ndonjë flirt apo lidhje me djem të pasur të muzikës apo ndonjë djalë problematik në lidhje me drejtësinë, nga ana tjetër edhe Endrit Thaçi gjithmonë ka qenë pjesë e mediave rozë, edhe për faktin se babai i tij ishte Presidenti i vendit.

Vajza të njohura të modelingut apo showbizit janë përfolur si partneret e tij, ku shpesh fotografohej ndërsa i merrte me makinat e tij të shtrenjta. Ai është përfolur edhe për një lidhje të mundshme me Lotinën, vajzën e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, kundërshtari politik i Thaçit.

Postime të ngjajshme
Lajme

Eskalon deputeti i Vetëvendosjes, ka fjalë të rënda për Richard Grenell

Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto komuna

Lajme

Shënohen edhe 14 viktima me koronavirus, kjo është mosha e tyre

Lajme

Ky është numri i rasteve të reja me COVID-19