Lajme

Zbulohet identiteti i 30 vjeçarit kosovar që u vra në Gjermani

Një shqiptar nga Mitrovica është vrarë pas një përplasjeje me armë në qendër të qytetit të Hanoverit në Gjermani.

Siç kanë njoftuar mediat, mes drejtuesve të dy makinave, një Porsche Cayenne dhe një Mercedes S500 pati një debat të ashpër ku shoferi i makinës Porsche u qëllua dhe më pas u gjet i vdekur.

 

Në media raportohet se bëhet fjalë për Armin Neziri të riun nga Mitrovica i cili prej vitesh jeton në Gjermani.

Miq dhe familjarë të Arminit kanë publikuar në rrjete sociale fotografitë e të ndjerit me mesazhe ngushëllimi.

Ndërkohë gazeta gjermane BILD ka raportuar se viktima është 30 vjeç, dhe dyshohet për një vrasje të kryer në vitin 2017.

Postime të ngjajshme
Lajme

Tre të lënduar pas rrokullisjes së një veture në autostradën “Arbën Xhaferi”

Lajme

Agim Veliu me akuza të rënda ndaj Abdixhikut pasi e shkarkoi

Lajme

Kjo është lista e emrave të personave që duhet të paraqiten për t’u vaksinuar nesër te salla ‘1 Tetori’

Lajme

U kthye në Kosovë pas 29 vjetësh, mërgimtari pritet në Aeroport me surle e tupanë