Show Bizz

Zbulohet hyrja surprizë që do të habisë banorët në Big Brother VIP

Shtëpisë së “Big Brother VIP” do t’i bashkohet një konkurrente e re, e cila do të habisë jo vetëm banorët, por edhe ju.

Pak ditë më parë, banorëve iu kërkua që të mësonin disa pjesë nga “Pallati 176” për t’i interpretuar. Ata nuk e presin që të surprizohen nga aktorja Eva Alikaj, e cila interpretoi rolin e famshëm të Elsës.

Por burime për Anabel.al zbulojnë se Eva do të jetë konkurrentja më e re reality show-t.

Eva, e cila është rishfaqur në ekran së fundmi si aktore në serialin teen-drama “$NOB”, e ka shprehur më parë se e ka menduar që të jetë pjesë e “Big Brother VIP”.

“Unë në fakt kisha ndërmend të futesha. Paçka se [më thanë që të mos futesha] unë bëj atë që më thotë mendja ime,” tha Alikaj në një intervistë për “Goca & Gra”.

Ajo shtoi se në të tilla formate “duhet të jesh vetvetja dhe po fitove, të fitosh për atë që je si njeri dhe jo si artist”.

Related posts
Show Bizz

Reagimi i vetëm i Bora Zemanit pas gjithë situatës me Donaldin

Show Bizz

Publikohen momente të Borës dhe Beatrixit kur ishin shoqe

Show Bizz

Elita Rudi tregon si e refuzoi Besim Dina ftesën e saj

Show Bizz

Këta janë dy banorët më të ri në ‘’BBV’’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *