Sport

Zbulohet futbollisti i radhës që Edi Reja e do për Kombëtaren e Shqipërisë

Një fantazist me origjinë nga Tetova bëhet gati për të veshur për herë të parë fanellën e Kombëtares shqiptare. “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta në FSHF, se lojtari që trajneri Edi Reja kërkon me ngulm të luajë me kuqezinjtë është 21-vjeçari, Nedim Bajrami.

Mesfushori me tipare sulmuese aktualisht luan sezonin e tij të dytë me Empolin në Serinë B dhe prej kohësh është ndjekur nga trajneri i Kombëtares. Vetëm një muaj më parë ai shënoi dy gola ndaj Napolit në ndeshjen e Kupës së Italisë.

Gazeta mëson se italiani ka hedhur një hap konkret, duke e takuar lojtarin për ta bindur të vishet kuqezi. Duke parë karakteristikat e Bajramit, Reja i ka bërë të ditur futbollistit se e ka në qendër të projektit për eliminatoret e Botërorit, që nisin duke filluar nga 25 marsi i këtij viti.

Mirëpo, momentalisht përtej vullnetit të Bajramit për të përfaqësuar Shqipërinë, ka disa çështje të rëndësishme që duhen zgjidhur.

Postime të ngjajshme
Sport

Ibrahimovic ‘thumbon’ keq fansat e Interit

Sport

Devolli paralajmëron Ballkanin para udhëtimit në Suharekë

Sport

Milan gjen zëvendësuesin e Donnarummas

Sport

Atmosferë fantastike te Drita, drejtori i klubit befasohet për datën e tij të lindjes!