Sport

Zbulohet fitimi që do të marrë Real Madrid nga arritja në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Klubi tashmë ka fituar 56.25 milionë euro nga garat evropiane këtë sezon.

Real Madrid ka fituar 12 milionë euro duke mposhtur Liverpoolin dhe duke kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Të gjitha klubet që janë kualifikuar në katër të fundit të garës u jepet kjo shumë parash.

Në përgjithësi, Los Blancos tashmë kanë grumbulluar 56.25 milion € nga Liga e Kampionëve, falë të arriturave këtë sezon.

Real Madrid mund të marrë edhe për 15 milionë euro nëse kualifikohet në finale të Stambollit, dhe 19 milion nëse e fiton të gjithë garën.

Të gjithë këto të ardhura shtesë kanë një rëndësi të veçantë për shkak se klubi është duke u përballur me gjendje të vështirë financiare.

Postime të ngjajshme
Sport

Armend Dallku: Gjynah që këta djem të trajtohen ashtu, më vjen keq se si u arbitrua ndeshja

Sport

Kjo është deklarata e Batatinës pas triumfit në Kupën e Kosovës

Sport

Munishi uron Llapin dhe lavdëron Dukagjinin për ‘luftën dhe angazhimin’

Sport

Dukagjini – Llapi: Kjo skuadër rrëmben trofeun e Kupës së Kosovës