Sport

Zbulohet edhe fanella e veçantë e Kosovës për ndeshjen kundër Anglisë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Sponsori i Kombëtares së Kosovës, Fourteen, e ka zbuluar edhe fanellën e veçantë që do ta mbajnë të veshur “Dardanët” më 17 nëntor, për ndeshjen kundër Anglisë.

Vetëm rreth 24 orë pasi u zbulua fanella e veçantë që lojtarët e Kosovës do ta kenë për ndeshjen kundër Çekisë, faqja zyrtare e Fourteen e ka zbuluar edhe atë për ndeshjen kundër Anglisë.

“Ne e mbajmë fjalim. Kosova kundër Anglisë – edicioni i veçantë i fanellës së parë. Porositeni tani dhe mbështeteni Kombëtaren tuaj”, ka shkruar Fourteen në rrjetin social Facebook.

Kosova do të luajë kundër Çekisë më 14 nëntor si mysafirë, e tre ditë më vonë do ta presë në “Fadil Vokrri” Anglinë. Këto dy ndeshje, të fundit në kuadër të Grupit A kualifikues për EURO 2020, do të jenë vendimtare për fatin e Kosovës.

Kosova duhet të ngrihet të paktën në pozitën e dytë në tabelën e Grupit A për ta arritur kualifikimin në Kampionatin Evropian përmes fazës së grupeve. Më poshtë mund t’i lexoni rezultatet që i duhen Kosovës në dy ndeshjet e nëntorit – kundër Çekisë dhe Anglisë, për ta siguruar kualifikimin.

– Kosova eliminohet nëse humb kundër Republikës Çeke.

– Nëse Kosova e mposht Çekinë, atëherë mund t’i duhet barazimi kundër Anglisë varësisht nga rezultati i ndeshjes Bullgari – Çeki (nëse Çekia fiton kundër Bullgarisë, Kosovës do t’i duhej të paktën barazim kundër Anglisë; çfarëdo barazimi apo humbje e Çekisë kundër Bullgarisë do ta dërgonte Kosovën automatikisht në Evropian, pavarësisht rezultatit kundër Anglisë).

– Nëse Kosova barazon kundër Çekisë, atëherë Kosovës i duhet të paktën barazim kundër Anglisë dhe Çekia duhet të humbë kundër Bullgarisë.

– Nëse Kosova s’e arrin kualifikimin në këtë mënyrë, e ka të siguruar një vend në play-offs, si fitues i Grupit D3 të Ligës së Kombeve.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv