Sport

Zbulohet e vërteta e largimit të ish-futbollistit të Dritës nga Laçi

Sulmuesi me nënshtetësi amerikane, Kyrian Nwabueze pas problemeve me zëmër është larguar nga skuadra e Laçit, dhe këtë e ka konfirmuar edhe trajneri Shpetim Duro, raporton Insporti.

Nwabueze ishte pjesë e skuadrës së Dritës për 6 muaj, megjithatë, sa ishte pjesë e kampionit aktual të Superligës së Kosovës, anipse kishte aparat në zemër, nga ana e klubit nuk është bërë e ditur se ka pasur probleme me shëndetin.

Teksa, i ftuar në studion e “Gol pas Goli”, gazetari Ylli Aga zbuloi se largimi i Nwabuezes, ishte për arsye shëndetësore.

 

“Nuabueze ka patur një bllokim të enëve të gjakut. Shqetësuese dhe me fat që është kapur në kohë. Ka pasur dhimbje koke, ka shkuar në spital.

Është bërë një ndërhyrje shumë e vështirë, ka kushtuar shumë, pagesa më e rëndësishme që është bërë ndonjëherë nga klubi i Laçit për këtë lojtar. Fati i mirë është që ai është jashtë rrezikut për jetën dhe fat i keq është që humbasim një lojtar që ka lënë gjurmë në futbollin tonë”, zbuloi Ylli Aga.

Ndryshe, Kyrian është larguar drejt Amerikës.

Postime të ngjajshme
Sport

Armend Dallku: Gjynah që këta djem të trajtohen ashtu, më vjen keq se si u arbitrua ndeshja

Sport

Kjo është deklarata e Batatinës pas triumfit në Kupën e Kosovës

Sport

Munishi uron Llapin dhe lavdëron Dukagjinin për ‘luftën dhe angazhimin’

Sport

Dukagjini – Llapi: Kjo skuadër rrëmben trofeun e Kupës së Kosovës