Sport

Zbulohet data kur Hazardi do të debutojë në La Liga

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ylli i ri i Real Madridit, Eden Hazard, do të mungojë në tri ndeshjet e para të sezonit 2019/20 të La Ligës, mirëpo ai do të kthehet në fushën e blertë me Kombëtaren e Belgjikës, para se ta bëjë debutimin e tij në ligën spanjolle.

Eden Hazardi do të bëjë debutimin e tij me Real Madridin në La Liga në ndeshjen e 14 shtatorit, kundër Levantes në “Santiago Bernabeu”, transmeton Gazeta Express.

Lëndimi që e pësoi gjatë stërvitjeve me “Los Blancos” bëri që Hazardi të mungojë në ndeshjen e parë të sezonit të ri të La Ligës, kundër Celta Vigos. AS raporton se ai do të mungojë edhe në dy ndeshjet e radhës, kundër Valladolidit dhe Villarrealit.

Sulmuesi i ri i Real Madridit e pësoi një lëndim muskulor vetëm pas ditë para se të zhvillohej ndeshja hapëse e La Ligës kundër Celta Vigos. Edhe pse “Los Blancos” nuk e zbuluan datën e saktë të kthimit të belgut, tri deri në katër javë do të jenë të mjaftueshme për të për t’u rikuperuar.

Kështu që, Hazardit pritet t’i jepet leja për të marrë pjesë në dy ndeshjet e Kombëtares së Belgjikës në muajin shtator, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020. Këto dy ndeshje do t’ia jepnin Hazardin një formë më të mirë për ndeshjen kundër Levantes.

Lëndimi i Hazardit u erdhi si befasi disa prej bashkëlojtarë të tij. Portieri Thibaut Courtois tha se nuk e kishte kuptuar që belgu është lënduar.

“Unë as nuk e kuptova gjatë seancës stërvitore dhe u habita kur nuk e pashë atë në listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen. Megjithatë, ai do të kthehet së shpejti”, ka thënë bashkëkombësi belg, Courtois.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv